Libri monografik ”Shkolla Shqipe në Suedi”, ka dalë nga shtypi dhe tashmë është në duart e lexuesve. Promovimi i këtij libri në Suedi do të bëhet në Ängelholm, më 7 tetor 2011. Për nder të këtij promovimi do të mbahet edhe një program kulturo-artistik. Në këtë ngjarje kulturore do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Ministria e Diasporë dhe MASHT-ti nga Kosova. Organizatore e këtij evenimenti kulturorë është Shoqata e mësuesve shqiptarë në Suedi.
Ftohen të gjithë mësuesit dhe arsimdashësit tjerë që të marrin pjesë në promovimin e monografisë "Shkolla Shqipe në Suedi". Promovimi do të bëhet me 7 tetor 2011 në ora 17.00.
Adresa: Nyhemsskolan
Gåsahalsvägen 20
262 57 Ängelholm
Mirësevini!
Shoqata e mësuesve shqiptarë në Suedi