Artikujt

Mbi "Tema modersmål" - Gjuha shqipe

Mirësevini!

"Tema Modersmål" është një projekt i Entit për Arsim të Suedisë (Skolverket), i cili ka për qëllim grumbullimin e informacioneve, dokumenteve, ligjeve, që kanë të bëjnë me mësimin e gjuhës amëtare, me mbështetjen e fëmijëve në gjuhën e tyre amëtare si dhe me ndihmën aktive mësimore në gjuhën e tyre të nënës.

Në këtë kuadër, Enti për Arsim ka krijuar mundësinë që edhe gjuha shqipe të ketë vendin e saj në këtë faqe kaq të rëndësishme për të gjithë mësuesit e gjuhëve amëtare. Pra, kjo faqe është për ju, që punoni çdo ditë me fëmijët shqiptarë anembanë Suedisë, por pse jo edhe Evropës. Kjo faqe është për ata, që mësimin e gjuhës shqipe ndër shqiptarët e diasporës e kanë kthyer në mision tepër fisnik e njerëzor. Njëkohësisht, kjo faqe do të jetë e hapur edhe për vetë nxënësit, që marrin pjesë në orët e mësimit të gjuhës amëtare, si dhe për prindërit e tyre. Dhe, së fundi, janë njëlloj të mirëseardhur të gjithë vizitorët e tjerë të faqes sonë.

Kjo faqe është e krijuar në mënyrë të atillë, që të kthehet në një burim informacioni e të dhënash për të gjithë ata që punojnë në sistemin parashkollor e shkollor (fillor e të mesëm). Ajo, njëkohësisht, do të jetë një pikëtakimi e të gjithë mësuesve shqiptarë, të cilët do të kenë mundësi, jo vetëm të shprehin mendimin e tyre rreth problemeve të punës, por edhe të kontribuojnë konkretisht në pasurimin e faqes me materiale mësimore, eksperienca të ndryshme, njoftime etj. Mbarëvajtja e faqes shqiptare do të varet kryekëput nga angazhimi i vetë mësuesve për ta mbajtur dhe pasuruar atë në vazhdimësi.


Ndërtimi i Faqes në gjuhën shqipe

Faqja e gjuhës shqipe është e ndërtuar mbi dy plane: atë statik dhe atë dinamik. Faqet statike janë ato faqe që do të përmbajnë dokumente, ligje, artikuj të marrë ose të përkthyer nga suedishtja - me një fjalë, çdo material që do të jetë i propozuar nga ana e Entit për Arsim të Suedisë.

Ndërsa risia e faqes shqiptare qëndron te plani i dytë, ai i dinamizmit të faqes. Shkurtimisht, faqe dinamike janë ato që ndryshojnë nga momenti në moment, faqe ku anëtarët e saj mund të dërgojnë informacione dhe shkrime në mënyrë të automatizuar, duke e pasuruar përmbajtjen gjatë gjithë kohës. Siç e shihni, thelbin e kësaj faqeje nuk do ta përbëjnë vetëm materialet statike të Entit për Arsim, por kryesisht shkrimet dhe informacionet që ju do të dërgoni.

Pra, mos ngurroni të na shkruani. Mendimet tuaja janë shumë të vlefshme, sepse përmes tyre ne do të jemi në gjendje t'u përshtatemi kërkesave tuaja, si dhe të bëjmë përmirësimet e duhura.


Linket dhe materialet e jashtme

Përveç materialeve të prodhuara nga grupi jonë i punës apo nga anëtarët e faqes, natyrisht që ka dhe do të ketë edhe materiale ose linke që të çojnë tek artikujt apo materialet e një faqeje të jashtme, të huaj. Për të qenë sa më korrekt me vizitorët, duam t'ua bëjmë të ditur se materialet, që nuk kanë shenjën dalluese të faqes sonë (pra fusha e kaltër dhe e kuqe me mbishkrimiet Tema Modersmål apo Gjuha Shqipe), janë të huaja dhe se janë vendosur këtu për shkak të përmbajtjes interesante. Nëse ju do të gjeni materiale të huaja apo linke që të çojnë te këto materiale, por që nuk i përshtaten përmbajtjes dhe etikës së faqes sonë, do t'ju luteshim të na informonit sa më shpejtë që të jetë e mundur. Adresat e emailit apo numrat e telefonit i keni të renditura më poshtë.

 

_____________________________________________________________

Përgjegjës për "Tema Modersmål" në Entin Shkollor:

Mats Wennerholm
Undervisningsråd, Projektledare för Tema Modersmål
Tel:
0733-77 35 85
Mail:
Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.


_____________________________________________________________

Përgjegjës për Faqen e gjuhës shqipe:

Muhamet Muriqi
, Udhëheqes i projektit, Administrator i Faqes
Tel. 0733 - 474296
Email: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Isuf Bajraktari, Anëtar
Tel. 0418-47 42 73
Email: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Luljeta Muriqi, Anëtare
Tel. 0418-47 44 82
Email: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

canakkale coklu pagerank sorgulama seo canakkale vergi mevzuati bagimsiz denetim vergi mevzuatı web security engelliler teknoloji sgk bagimsiz denetim bagimsiz denetim sorgulama internet security mevzuat vergi ve sgk mevzuati canakkale canakkale balik tutma search emeklilik kanunlar sira bulucu