Artikujt

Monografia për mësimdhënësit tanë në Suedi

Kuizi i Diturisë - 2007, Suedi

Libri, që do të jetë i pari i këtij lloji në Suedi,  do të prezentojë historinë e mësimit plotësues në gjuhën amtare shqipe dhe të gjithë ata që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në këtë punë fisnike.
Për të realizuar këtë projekt është themeluar Këshilli Botues prej 9 anëtarëve.
                                                                     

Kryetar i Këshillit është Muhamet Muriqi, redaktor i faqes së interenetit:
http://modersmal.skolverket.se/albanska/

Autor i librit do të jetë, Ramadan Reshitaj, publicist.

Këshilli Botues, gjatë dy takimeve të mbajtura, duke iu falenderuar mësuesit Osman Ahmetxhekaj, ish sekretar i LASH-it për Suedi, ka gjetur një numër të konsiderueshëm emrash mësimdhënësish shqiptarë në Suedi. Por ato nuk janë të plota dhe në shumicën e tyre,  mungojnë shënimet e nevojshme dhe portretet e mësimdhënësve për prezentim në libër.

Prandaj, nëpërmjet këtij njohtimi, lusim të gjithë mësimdhënësit shqiptarë që aktualisht janë të angazhuar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Suedi, mësuesit që kanë punuar me nxënësit shqiptarë viteve të mëparshme dhe të gjithë ata veprimtarë të tjerë, të cilët në periudha të ndryshme, kanë punuar vullnetarisht me fëmijët shqiptarë (është fjala për mësuesit që kanë punuar nëpër kampe refugjatësh), që sa më parë të kontaktojnë me Këshillin Botues, (Adresa e emailit të M. Muriqit është Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. dhe mob: 073-4402535) ose me autorin e monografisë ( Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.   tel. 070-1721657) me qëllim të kompletimit të shënimeve.

Me dëshirë që të japim një pasqyrë reale për punën që është bërë dhe po bëhet, do të ishte mirë që në adresat e lartëshënuara të na dërgoni edhe shënime të tjera mbi historinë e mbajtjes së mësimit plotësues në gjuhën amtare në vendbanimin tuaj (këtu në Suedi) si dhe fotografi e dokumentacion tjetër që dëshmonë punën tuaj fisnike dhe bujare.

Mbesim me shpresë se ky njohtim yni do të kuptohet seriozisht dhe mësuesit do të lajmërohen me shënime komplete dhe me fotografi (mundësisht digjitale) deri më 30 mars 2008.

Me përshëndetje vëllazërore,

Për Këshillin Botues, Muhamet Muriqi

Autori, Ramadan Reshitaj

canakkale coklu pagerank sorgulama seo canakkale vergi mevzuati bagimsiz denetim vergi mevzuatı web security engelliler teknoloji sgk bagimsiz denetim bagimsiz denetim sorgulama internet security mevzuat vergi ve sgk mevzuati canakkale canakkale balik tutma search emeklilik kanunlar sira bulucu