Seminari 2008

Të nderuara kolege,
Të nderuar kolegë,
Të nderuar veprimtarë të SHSHMP në diasporë,
Ju njoftoj se, pasi janë konsultuar kalendarët shkollorë të shteteve përkatëse ku organizohet MËSIMI SHQIP, është caktuar edhe koha e organizimit të SEMINARIT 2008 dhe ajo është prej 23-25 korrik 2008.
Në MASHT të Kosovës po përpiqemi që, sipas propozimit të dalë nga Seminari 2007, ky edicion, përveç në bashkëpunim me MASH të Shqipërisë, të organizohet me bashkëpunimin edhe të Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë. Në këto kondita vendi më i përshtatshëm është qyteti i Strugës. Në të kundërtën, në të njëjtin termin, seminari do të mbahej në Kosovë /në Pejë/ . Të jeni në dijeni se, nëse mbahet në Strugë, do të sigurohet transporti me autobus prej Prishtinës (besoj edhe prej Tiranës).
Në seminar, si rëndom, angazhohen ligjërues shqiptarë kompetentë /ekspertë fushash përkatëse/ dhe titullarë e zyrtarë shteti dhe një ligjërues i huaj nga qarqet përkatëse profesionale dhe zyrtare të ndonjë prej shteteve ku mbahet MËSIMI SHQIP.
Pjesën tjetër me shumë interes e përbëjnë prezantimet-ligjëratat profesionale të vetë mësueseve dhe të mësuesve, që do të bartnin te të tjerët përvojat personale të ndërtuara edhe mbi baza kërkimore-hulumtuese dhe empirike. Pra, parapëlqehen temat me zëra e përvoja konkrete që reflektojnë dobi e interes konkret profesional. Afati për konfirmimin e paraqitjes me prezantime-kumtesa të tilla është deri më 15 maj 2008. Ata që pretendojnë të paraqiten me tema të tilla, përveç të dhënave themelore për veten dhe temën, fillimisht të dërgojnë edhe një abstrakt të temës prej 3-4 faqesh. Po ashtu, meqë një pjesë e seminarit zhvillohet edhe në grupe pune tematike më të vogla /punëtori /, janë të mirëseardhura propozimet konkrete për zgjidhje konkrete. Deri në të njëjtën kohë të paraqiten edhe propozimet për promovime krijimesh autoriale në fushat me interes /tekste e mjete mësimore, krijime artistike, publicistikë etj.
Programin e plotë të Seminarit 2008 do t’ ua dërgojmë deri në fund të muajit maj 2008.
Tashmë e dini që shpenzimet e qëndrimit i bart ministria.
Luteni që pjesëmarrjen tuaj ta konfirmoni më së largu deri më 1 qershor 2008.
>>>Fletëparaqitja për Seminarin 2008<<<
Me respekt,
Nuhi Gashi, MASHT e Kosovës /Njësia e SHSHMP në diasporë/
Tel dhe faks: +381/38/212-584 ose +377/44/830-041
Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. , Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.


