Mbështetja dhe kujdesi
Enti për arsim është edhe institucion mbikqyrjeje për kopshtet dhe sistemin shkollor.
Si kryhet mbikqyrja nga ana e Entit për Arsim? A mund t'ì drejtohesh Entit për Arsim me pyetje dhe lajmërime? A mund ta bëjë kushdo këtë?
Për më shumë lexo në faqen e Entit për Arsim: Si mund të veprosh.
Kërko gjithashtu brenda vendimeve të Entit për Arsim rreth çështjeve të mbikqyrjes.
Zhvillimi i shkollës
Detyra e Entit për Arsim është, midis të tjerash, të ndihmojë në zhvillim dhe të punojë në drejtim të arritjes së qëllimeve nacionale në kopshte e shkolla. Për të fituar njohuri mbi këto veprimtari dhe për të ndihmuar në zhvillimin e tyre Enti për Arsim punon duke ndjekur me vëmendje, rivlersuar, zhvilluar, studjuar në mënyrë shkencore dhe mbikqyrur këto veprimtari.
Për më shumë lexo te: Detyrat e ndryshme të Entit për Arsim.
Plani i punë së Entit për Arsim për një koncept ndërkulturor.
Plani i punës duhet të shikohet si një pikë e përbashkët nisjeje për kopshtet e shkollat për sa i takon çështjes së shkollimit të nxënësve me origjinë jashtë Suedisë, emigrantëve, dhe në të njëjtën kohë minoriteteve etnike. Plani i punës vlen edhe si ndihmë kundër qëndrimit armiqësor ndaj të huajve, racizmit dhe njëkohësisht edhe si mbështetje për zhvillimin e një koncepti ndërkulturor gjatë mësimdhënies.
Për më shumë lexo te: Plani i veprimit të Entit për Arsim.
Fëmijët e huaj dhe refugjatë në kopshte e shkolla.
Reth 12% e fëmijëve, që jetojnë në Suedi, janë të lindur nga prindër të huaj në vend ose jashtë tij dhe që nuk flasin gjuhën suedeze në shtëpi. Fëmijët e huaj ose refugjatë gëzojnë të drejtën e një shkollimi cilësor, ashtu si edhe shokët e tyre, të cilët flasin gjuhën suedeze në shtëpi. Ata gëzojnë gjithashtu të drejtën e ndihmës në parashkollore dhe të mësimit të gjuhës amëtare në ciklin e shkollës fillore dhe në atë të së mesmes.
Ndjekja e çështjes dhe rivlerësimi
Që veprimtaria në kopshte dhe shkolla të përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme për fëmijët, nxënësit, personelin dhe prindërit, kërkohet një ndjekje e vazhdueshme e punës së tyre. Eksperienca e grumbulluar përbën bazën e vendimeve të ardhshme.
Për më shumë mbi ndjekjen e çështjeve dhe rivlersimin lexo te: Faqja e fakteve të Entit për Arsim.
Të gjitha shkollat dhe komunat duhet të hartojnë një shkresë me shkrim, një të ashtuquajtur raportim cilësie, ku të njoftohet rreth asaj çka është arritur nga planet mësimore dhe ato lokale të punës.
Statistika - gjuha amëtare në shifra
Një në tetë fëmijë, që eshtë në ciklin parashkollor, fillor ose të mesëm, flet në shtëpi një gjuhë të ndryshme nga suedishtja. Pra, bëhet fjalë për më shumë se 200 000 suedezë të rinj me dy gjuhë. Nga këta, vetëm pak më shumë se gjysma marrin pjesë në mësimin e gjuhës amëtare dhe vetëm një në shtatë fëmijë merr pjesë në ndihmën në gjuhën amëtare që zhvillohet në kopshte.
Për më shumë lexo te: Statistika për ndihmën në gjuhën amëtare dhe mësimin e gjuhës amëtare.
Bashkëpunimi mes kopshtit, shkollës dhe shtëpisë.
Bashkëpunimi është e rruga më e mirë - mbase e vetmja!
Mësuesit, fëmijët dhe prindërit duhet të kërkojnë një bisedë të hapur për bashkëpunim dhe planifikim. Të gjithë fëmijët kanë të drejtën e ndihmës që i nevojitet për të arritur qëllimet. Eksperienca ka treguar se kur të rriturit bashkëpunojnë shtohen mundësitë e fëmijës si për studime të suksesshme, ashtu edhe për një zhvillim të mirë social. Prindërve, që nuk e zotërojnë gjuhën suedeze, duhet t'u ofrohet ndihmë në përkthim gjatë bisedës prindër-mësues, bisedë e cila ka të bëjë me përparimin e fëmijëve të tyre. Përkthyesi duhet të jetë i paanshëm. Fëmijët nuk duhet të përdoren si përkthyes, pasi që në këtë mënyrë përgjegjësia e tyre bëhet shumë e madhe.
Për më shumë mbi bisedën me prindër rreth perparimit të nxënësit lexo te: Materiale komentuese të Entit për Arsim.
Mësimdhënia në gjuhën suedeze si gjuhë e dytë.
Kombinimi i mësimdhënies në gjuhën amëtare dhe në gjuhën suedeze si gjuhë e dytë është një investim i fuqishëm për zhvillimin e gjuhëve të ndryshme të fëmijëve. Qëllimi me shkollimin në lëndën e gjuhës suedeze si gjuhë e dytë është, që nxënësit duhet të arrijnë një zotërim funksional të gjuhës suedeze, i cili të jetë në të njëjtin nivel me suedishten e zotëruar nga nxënësi që ka gjuhën suedeze si gjuhë amëtare. Në këtë mënyrë, këtyre nxënësve u krijohen kushte, që edhe pse me dy gjuhë, të mund të jetojë në shoqërinë suedeze ashtu si nxënësit tëcilët e kanë gjuhën suedeze gjuhë amëtare. Me anë të gjuhës realizohet komunikimi me të tjerët. Me anë të gjuhës njohuritë bëhentë dukshme dhe të trajtueshme.
Lexo më shumë mbi planet e kurseve për Suedishten si gjuhë të dytë.
________________________________________________________
*Materiali i mësipërm është përkthim nga suedishtja i tekstit që është i vendosur në faqen kryesore të "Tema Modersmål".
Klikoni KËTU për të parë tekstin në suedisht.


