Dokumentet themelore nacionale
Ligji shkollor me planin e orëve, planin mësimor dhe planprogramin e kursit, janë dokumentat themelorë nacionalë, që do ta drejtojnë veprimtarinë shkollore. Në idenë e re drejtuese thuhet, që rregulloret e detajuara të shmangen dhe që liria e shkollave dhe komunave të jetë sa më e madhe që është e mundur.
Ligji shkollor
Ligji shkollor, që është miratuar nga parlamenti, përmban rregulloret themelore të arsimit për të gjitha ciklet shkollore. Ligji jep qëllime globale për arsimin si dhe orientime globale rreth asaj se si do të formohet veprimtaria shkollore.
Përmbajtja e të ashtuquajturave paragrafe portale të ligjit shkollor është themelore për gjithë veprimtarinë shkollore.
2 §
Gjithë fëmijët dhe të rinjtë, pavarësisht gjinia, vendbanimi gjeografik si dhe rrethanat ekonomiko-sociale, duhet të kenë të drejtë të barabartë për arsim brenda veprimtarisë zyrtare shkollore për fëmijë dhe të rinj.
Arsimi duhet të jetë i të njëjtës vlerë në cdo formë shkollore, pavarësisht nga vendi se ku organizohet.
Arsimi duhet t’u jepë nxënësve dituri dhe aftësi si dhe në bashkëpunim me shtëpinë, të avancjë zhvillimin e tyre harmonik në nxënës që dinë të mbajnë përgjegjësi ndaj njerëzve dhe shoqërisë. Në arsim duhet të merren parasysh nxënësit me nevoja të vecanta.
9 §
Veprimtaria shkollore shoqërore për të rritur, duhet t’u japë të rriturve mundësi që në përputhshmëri me dëshirat individuale të kompletojnë shkollimin e tyre. Përparësi duhet të kenë ata që kanë më pak shkollim, me qëllim që t’u jepet mundësia ta përforcojnë pozitën e tyre në jetën e punës, kulturës dhe politikës.
Arsimi duhet të jetë i të njëjtës vlerë në cdo formë shkollore, pavarësisht nga vendi se ku organizohet.
Aktiviteti brenda veprimtarisë zyrtare shkollore për të rritur, duhet të krijohet në pajtueshmëri me vlerat themelore demokratike. Secili, që vepron brenda shkollës, duhet të favorizojë ruajtjen e vlerave individuale të cdo njeriu dhe respektin për ambientin tonë të përbashkët. Në vecanti ai që vepron brenda shkollës, duhet të angazhohet për të penguar cdo tentim të nxënesve që të vënë të tjerët nën presionin e trajtimeve nëncmuese.
Në ligjin shkollor ka gjithashtu rregullore rreth kushteve themelore që u parashtrohen komunave. Ka gjithashtu rregullore që u drejtohen nxënësve dhe prindërve pra, atyre që kanë detyrime shkollore dhe të drejtë për shkollim.
Në shtojcën e ligjit shkollor ka gjithashtu nji plan të orëve për shkollën fillore. Atje ceket ajo kohë nën udhëheqjen e mësuesit, për të cilën ka të drejtë cdo nxënës. Koha ceket për lëndë ose grup lëndësh dhe nuk është e shpërndarë në kurse vjetore (klasa) ose cikle. Në shtojcën e ligjit shkollor janë gjithashtu të regjistruara programet nacionale për gjimnazin dhe koha më pak e garantuar e mësimit, që do t’u ofrohet nxënësve në cdo lëndë që bën pjesë në program.
Planet mësimore
Qeveria përcakton planet mësimore për veprimtarinë shkollore të obliguar (shkolla fillore) dhe format shkollore vullnetare (gjimnazi dhe arsimi për të rritur). Planet mësimore bashkë me ligjin shkollor, duhet të drejtojnë veprimtarinë e shkollës. Të gjithë ata që punojnë atje, janë të obliguar t’u përmbahen atyre.
Detyrat e shkollës dhe vlerat, që do të jenë bazë e mësimdhënies, vendosen në planet mësimore.
Plani mësimor për shkollën fillore është i ndarë në këto lëmi kryesore:
• Dituri
• Norma dhe vlera
• Përgjegjësia dhe influenca e nxënësve
• Shkolla dhe shtëpia
• Shkolla, parashkollorja, përkujdesja shkollore për fëmijë
• Shkolla dhe ambienti
• Vlerësimi dhe nota
• Përgjegjësia e rektorit
Plani mësimor për gjimnazin dhe arsimin për të rritur është i ndarë në këto lëmi kryesore:
• Dituri
• Norma dhe vlera
• Përgjegjësia e nxënësve
• Zgjedhje arsimi,pune dhe jetë shoqërore
• Vlerësimi dhe nota
• Përgjegjësia e rektorit
Për secilën nga këto lëmi kryesore, plani mësimor tregon qëllimet dhe direktivat për punë. Qëllimet janë dy llojesh: që shkolla të synojë që nxënësit të arrijnë qëllimet e vendosura nga shkolla dhe që shkolla të përpiqet që të gjithë nxënësit të mund të arrijnë këto qëllime.
Duket qartë se kujt i drejtohen porositë e planeve mësimore dhe se kush e mban përgjegjësinë për to.
Të gjithë ata që punojnë në shkollë duhet të:
• ndikojnë në zhvillimin e ndjenjave të nxënësve për: përkatësi, solidaritet dhe përgjegjësi për njerëz jashtë grupit më të afërm,
• kontribojnë me veptimtarinë e tyre, që shkolla të përshkohet nga solidariteti mes njerëzve,
• luftojnë aktivisht ngacmimet dhe represaljet nga individë ose grupe.
Mësuesi duhet të:
• tregojë respekt për nxënësin në vecanti dhe punën e përditëshme duhet ta karakterizojë një qëndrim demokratik.
• sqarojë dhe diskutojë me nxënësit vlerat shoqërore dhe pasojat e saj nga veprimet personale.
• raportojë dhe diskutojë haptazi vlerat e ndryshme, mendime dhe probleme.
• zhvillojë rregulla për punë bashkë me nxënësit dhe një koekzistencë në grup
• bashkëpunojë me shtëpinë për edukimin e nxënësve dhe mandej të sqarojë normat dhe rregullat shkollore si një bazë për punë dhe bashkëpunim në shkollë.
Planet e reja mësimore janë dukshëm më të shkurtëra nga planet e mëparshme mësimore. Qëllimi është që ato të jenë të përshtatëshme dhe gjithnjë aktuale në punën shkollore.
Qellimet e programeve
Qeveria përcakton qëllimet e programeve për secilin program nacional në gjimnaz.
Planprogramet e kursit
Planprogramet e kursit kompletojnë planin mësimor dhe tregojnë qëllimet e mësimdhënies për cdo lëndë.
Shkolla fillore
Qeveria vendos për planprogramin e kursit për shkollën fillore. Ato e përshkruajnë cdo lëndë, se cka synon dhe si është e ndërtuar ajo. Në planprogramin e kursit theksohen: qëllimet që synon mësimdhënia në atë lëndë dhe qëllimet që të gjithë nxënësit duhet t’i kenë arritur deri në fund të shkollës fillore. Që të mund të përcillen rezultatet e arsimit pas vitit të pestë në shkollën fillore, bëhet një vlerësim. Ai vlerësim i rezultateve që bëhet, do të përdoret si bazë, që sipas nevojës, të ndryshojë punën dhe të korrigjojë (përmirësojë) vendimet.
Gjimnazi dhe arsimi për të rritur
Për cdo kurs të gjimnazit dhe arsimit për të rritur duhet të ketë nji planprogram kursi. Prej tij duhet të dalë synimi dhe qëllimi si dhe cilin nivel diturie duhet ta kenë arritur të gjithë nxënësit në mbarim të kursit. Qeveria vendos për planprogramin e kursit, për kurse në lëndët bazë në gjimnaz, të ashtuquajtura lëndë bërthamë, ndërsa Enti për Arsim vendos për planprogramin e kursit në lëndët tjera.
Rregullore të tjera
Përvec ligjit shkolor me planin e orëve si dhe me planin mësimor dhe planprogramin e kursit, ka edhe rregullore tjera që qeveria i ka nxjerrë për shkollën, mes tjerash një dispozitë për të gjitha format shkollore. Këto rregullore janë të mbledhura në librat kushtetuese të veprimtarisë së arsimit, pjesa 2, që botohen çdo vit.
_______________________________________________
*Materiali i mësipërm është përkthim nga suedishtja i tekstit që është i vendosur në faqen e Entit për Arsim të Suedisë".
Klikoni KËTU për të parë tekstin në suedisht.


